Osmani dhe Popovski në punëtori për përpunimin e strategjisë Nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministri pa portofol i ngarkuar për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, morrën pjesë në të parën punëtori, nga seria e punëtorive për përpunimin e Strategjisë nacionale për parandalimi e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, që sot u mbajt në „Holidej In“, nën organizimin e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Marketing

Fusha për të cilën sot po diskutojmë – lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në veçanti në drejtim të zbatimit të parimit të Sundimit të ligjit, paraqet një ndër fushat më të rëndësishme për Bashkimin Evropian, dhe këtë e kam përsëritur shumë herë, fushë për të cilën vendet – anëtare të BE-së kanë shkallë të ulët të tolerancës për mossukses” – theksoi Osmani në fjalën e tij, duke e emëruar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si bençmark të vazhdueshëm për të cilën potencoi se do të kërkojë progres të qëndrueshëm edhe gjatë negociatave, më pas edhe si anëtare e Unionit.

„Fillimi i negociatave fillon me kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, ku vëmendjen më të madhe e ka pikërisht kjo fushë – lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç e dini, kjo fushë çelet e para, por mbyllet e fundit, sepse kjo është fusha kryesore me të cilën Bashkimi Evropian vlerëson progresin e vendeve”, shtoi Osmani.

Ministri pa portofol i ngarkuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në fjalën e tij potencoi se dëshira politike për zgjedhjen efikase të këtyre çështjeve, si dhe sistemi i vendosur për luftë efikase institucionale me korrupsionin dhe konfliktit të interesave, janë të domosdoshme nëse nuk duam, korrupsioni, si sëmundje shoqërore ti mbulojë gjitha pjesët vitale të komunitetit dhe të jetë kërcënim për zhvillimin e vet.

Më tej ai theksoi se përgjegjësia, gjithëpërfshirja dhe puna transparente janë në thelb të parandalimit të korrupsionit dhe se Qeveria e RMV, e cila është në krye të rajonit sipas indeksit të transparencës, më parë miratoi edhe Kodeks për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë me qëllim të përforcimit të integritetit të institucioneve dhe besimit të qytetarëve në punën e tyre.

“Me zgjedhjen e komisionit jo-partiak për antikorrupsion u vendos një nga reformat themelore të sistemit gjyqësor. Me këtë qëllim u dizajnua edhe Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit është përforcuar në mënyrë logjistike dhe financiare. Po ndryshojmë perceptimin e opinionit, ekziston dëshirë politike dhe përgatitje nga ana e Qeverisë për ballafaqim me korrupsionin në vend”, shtoi Popovski.

Në këtë punëtori të parë, fjalë hyrëse kishin edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetarja e KSHPK Biljana Ivanovska dhe prof. dr. Metodij Çepreganov.

Pas përfundimit të punëtorive, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të analizojë informacionet e marra, pas së cilës do të përgatitet strategjia Nacionale për parandalimin e konfliktit të interesave 2020 – 2024 me plan Aksionar për zbatimin e saj, me afate precize dhe me përcaktim të indikatorëve kyç për ndjekjen e implementimit.

Marketing