Osmani dhe Xuo nënshkruan donacion nga ana e kinës për 104 automjete të ndihmës së shpejtë, mini busa dhe pajisje për shëndetësi me vlerë 4 milion euro

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për ndihmë të huaj kishte takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo. Në takim u shkëmbyen letra për bashkëpunim mes dy qeverive, si dhe u nënshkruan dy marrëveshje për grante të pakthyeshme për realizimin e projekteve në sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, si veprimtari shkencore-hulumtuese në lartësi prej përafërsisht 4 milion euro.

Marketing

“Si Koordinues Nacional i ndihmës së huaj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më paraqet kënaqësi të vërtetë, kur nga miqtë tanë, siç është shteti kinez, të sigurojmë ndihmë të këtillë të rëndësishme dhe mirë të targetuar. Më lejoni edhe personalisht si mjek ta shpreh kënaqësinë time që ambasada, por edhe shteti kinez, vendosën që ndihmën ta kahësojnë pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku vërtetë më së shumti mund tu ndihmojmë qytetarëve” – theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje deri tek Ambasadori Xuo për angazhimin e tij personal në mbajtjen e vazhdimësisë së bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.

“Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më tani, Kina ka siguruar gjithsej 325 milion juanë ndihmë, përfshirë këtu arsimin, kujdesin mjekësor, hulumtimet shkencore dhe fusha tjera” theksoi Ambasadori Xuo, duke shpjeguar se projektet të cilat do të implementohen në periudhën e ardhshme do të jenë në favor të të dy vendeve dhe popujve, dhe do të promovojnë ndërlidhje në Ballkan, me qëllim të arritjes së zhvillimit të përbashkët nëpër rajone.

“ Marrëveshja për mbështetje në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, u financua me grante me vlerë prej 30 milion juanë, shumë e cila i tejkalon tre milion e tetëqind mijë euro, ndërsa përmes së cilave do të furnizohen mbi 100 automjete për nevojat e sektorit shëndetësor, përfshirë edhe pajisjet për nevojat e ndihmës së shpejtë mjekësore, si dhe avancimin e shërbimeve për vizita shëndetësore shtëpiake” theksoi Osmani, duke mos e fshehur kënaqësinë e nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së dytë,në vlerë prej 620 mijë juanë, apo 80 mijë euro, të paraparë si donacion për pajisjen e Institutit për Biologji Molekulare.

Marketing