Osmani: Dita e Evropës,e rëndësishme për të gjithë vendin, aspiratë e jona që nga pavarësimi

Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) në vigjilje të Ditës së Evropës, organizoi mini koncert në të cilin performuan BARS kuinteti i Filarmonisë dhe Orkestra frymore e qytetit.

Marketing

Në ngjarje fjalim pati zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane dhe kryenegociator i vendit për anëtarësim në BE, Bujar Osmani i cili tha se 9 Maji është ditë e rëndësishme për mbarë vendin, Dita e Evropës dhe Bashkimit Evropian, diçka që paraqet aspiratë e jona që nga pavarësimi i vendit.

“Aq më shumë kjo për ne është një festë patronazhi, dita e SÇE-së, kjo është dita jonë kur administrata jonë, të punësuarit tanë të cilët punojnë me përkushtim në integrimet evropiane sot e celebrojnë punën dhe suksesin e punës së tyre. Këto momente historike dhe ngjarje për fat të keq i presim në kohë pandemie, të kanosjes serioze të shëndetit personal dhe kolektiv, krizë që paraqet ngecje ekonomike serioze me reperkusione sociale të thella, krizë e cila ka hyrë thellë edhe në ridefinimin e marrëdhënieve shoqërore të jetesës normale. Mu për këtë, këtë vit do t’i kufizojmë ngjarjet për shënimin e ditëve të Evropës, gjithsesi duke i respektuar masat dhe rekomandimet për distancim social dhe grupim të kufizuar”, tha Osmani.

Në ngjarje fjalim pati edhe euroambasadori, Samuel Zhbgoar i cili theksoi se akoma në proces është ndërtimi dhe përforcimi i Bashkimit Evropian, duke shtuar se solidariteti mbetet fjala kryesore.

Osmani: Dita e Evropës është e rëndësishme për të gjithë vendin, është aspiratë e jona që nga pavarësimi

“Solidariteti i solli BE-së 70 vite paqe dhe prosperitet. Solidariteti i bashkoi edhe kontinentin. Këtyre ditëve jam veçanërisht krenar që jam evropian dhe që e përfaqësoj BE-në në vendin tuaj. Përfundimisht do të mund ta nxisim udhëtimin tuaj drejt të ardhmes më të mirë në Bashkimin Evropian. Solidariteti i BE-së dhe vendet-anëtare për ju dhe rajonin gjatë krizës u përgjigjet të gjitha dilemave të cilat janë dëgjuar me vite. Cili është qëndrimi i BE-së ndaj rajonit. Përgjigjja është se jemi një familje. Këtë vit e shënojmë edhe 20-vjetorin e Delegacionit të BE-së në vend dhe mbi 20 vite investim të vazhdueshëm në çdo aspekt të shoqërisë tuaj”, tha Zhbogar.

Ambasadorja kroate, Nives Tiganj theksoi se veçanërisht gëzohet se Maqedonia e Veriut përfundimisht mori vendim për hapjen e negociatave inkuadruese me BE-në.

Osmani: Dita e Evropës është e rëndësishme për të gjithë vendin, është aspiratë e jona që nga pavarësimi

“Ky është rezultat i përcaktimit tuaj të qartë për anëtarësim në BE, qëndresës tuaj në rrugën e gjatë dhe përkushtimit tuaj në plotësimin e obligimeve”, tha Tiganj, duke shtuar se Kroacia gjatë tërë kohës angazhohet padrejtësia që i është bërë vendit të korrigjohet.

Kjo krizë, tha ajo, dëshmoi se duhet të punojmë së bashku, të kërkojmë përgjigje të përbashkëta.

“Kjo nënkupton se vendet e Evropës Juglindore duhet të vazhdojnë nëpër rrugën evropiane dhe se vendi i tyre është pikërisht në BE. Me rastin e ditës tuaj dhe tonën shpreh mbështetjen e fuqishme nga Kroacia për Maqedoninë e Veriut fqinje në rrugën e saj evropiane drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.

Marketing