Osmani: Dje kam kontaktuar me ministrin e Emirateve, sot arrijnë dy mijë vaksina donacion

Në lidhje me dy mijë vaksinat kineze të cilat sot pritet të arrijnë në Shkup, është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

Ai ka thënë se dje ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve dhe reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm.

“Falënderime për ministrin e Jashtëm të Emirateve për solidaritetin e treguar. Dje kontaktova ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed, me kërkesë për vaksina. Reagimi i tij ishte i shpejt dhe i menjëhershëm, sot nisi një pjesë prej 2 000 vaksinave për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit deri në arritjen e dhjetëra mijëra të tjerave nga Bashkimi Evropian”, shkroi Osmani në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vaksinat janë siguruar pas bisedimeve që janë realizuar prej muajit shkurt të zhvilluara nga ambasadori në Abu Dabi.

Marketing