Osmani do të marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit Veriatlantik të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të Ministrave për Punë të Jashtme e cila për shkak të restrikcioneve të imponuara nga pandemia do të mbahet përmes video lidhjes.Sipas rendit të ditës, siç njofton ministria përkatëse, është paraparë që takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të diskutojnë për çështje me prioritet për NATO-n, si dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet: situatat me Afganistanin, ndikimi i raporteve gjeostrategjike globale mbi sigurinë e fushës euroatlantike, si dhe stabiliteti më i gjerë rajonal.

Marketing
Marketing