Osmani do të mbajë fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të mbajë fjalim para eurodeputetëve në kuadër të debatit për rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Osmani pasdite është ftuar të shkëmbejë mendime me eurodeputetët, anëtarët e Komisionit evropian për punë të jashtme, kur raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, do ta prezantojë raportin e tij për progresin e vendit.

Eurodeputetët kanë edhe disa ditë për të dorëzuar amendamentet për këtë raport, ndërsa sot do të kenë mundësinë t’i bëjnë pyetje shefit të diplomacisë të Maqedonisë, dy ditë pas vetos së Bullgarisë për fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut.

Eurodeputetët pritet të interesohen për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, reformat e brendshme dhe politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Projekt-rezoluta e Quçukut, të cilën MIA e publikoi disa ditë më parë, mirëpret përpjekjet e integrimit të vendit në BE, inkurajon autoritetet të bëjnë përpjekje shtesë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe përshëndet dialogun politik midis qeverisë dhe opozitës.

Marketing