Osmani: Do të tentojmë t’i shfrytëzojmë shanset tona

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani para ndeshjes së nesërme të dyfishtë nga plejofi për plasman në fazën e grupeve të Ligës së Evropës kundër “Rozenborg” në Norvegji theksoi se pret dy ndeshje të vështira kundër ekipit kualitativ.

Marketing

Osmani theksoi se para se të udhëtojë në Trond’hajm e analizoi kundërshtarin, për të cilin theksoi se kanë respekt serioz.

“Në futboll gjithçka është e mundur. Do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë shanset tona që të kualifikohemi në fazën e grupeve. Kemi grup që ka realizuar rezultate të suksesshme sezonin e kaluar në kampionat, ndërsa vitin e kaluar kishim rezultate të mira edhe në Ligën e Evropës”, deklaroi trajner i kampionit të Maqedonisë.

Ai pret që për kualifikuesin e mëtejshme të vendoset në ndeshjen kthyese në Shkup.
Ndeshja mes Rozenborg dhe Shkëndijes në stadiumin “Lenkaran” në Trond’hajm luhet nesër në ora 20:45.

Marketing