Osmani: Epilogu i marrëveshjes LDK-VV sqarohet brenda dy-tri ditëve

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se dy-tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në arritjen ose jo të marrëveshjes bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Marketing

Osmani ka thënë se me VV-në, do të takohen shumë shpejt, por theksoi se nuk kanë lëvizur nga oferta e tyre e fundit.
Osmani i bëri thirrje partnerit eventual që të shfrytëzohet çdo mundësi që të arrihet koalicioni qeverisës.

“Unë besoj shumë se varet nga ajo se çka do të ndodh këto dy-tri ditë. Unë besoj se këto dy-tri ditë do të sqarojnë përfundimisht epilogun. Më debatet dhe tendencat për fajësim nuk kanë më vend në raportet tona”, tha ajo.

Ish-kandidatja e LDK-së për kryeministre, tha se shumë shpejt do të kenë takimin e radhës me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.