Osmani: Është koha me një kombinim të mençur të masave të buta ta zëvendësojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot deklaroi se është momenti të shqyrtohet mundësia kombinimi përkatës i masave të buta në përballjen me epideminë të Kovid-19 të zëvendësohet për orën policore dhe mbylljen e bizneseve.

Marketing

“Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve”, theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi mbajtjen e domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore.

Osmani në rolin e koordinatorit kryesor të shtabeve komunale të krizave vizitoi Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, ku u takua me Drejtorin Arben Ziberi.

Gjatë takimit, siç bëri të ditur pres shërbimi i SÇE, Osmani dhe Ziberi diskutuan për gjendjen e luftës kundër COVID 19, si dhe për sfidat që dalin nga lufta e përditshme me të njëjtën.

Osmani i shprehu mirënjohje drejtorit Ziberi, por edhe ndaj gjithë ekipit të Qendrës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të plotë në luftën kundër COVID19, me çka konstatoi se Qendra ishte një nga shtyllat kyçe në luftën kundër pandemisë.

Marketing