Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Çarls Garet, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

“Mirënjohje të sinqertë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj, në veçanti vendosmërinë juaj për ta ndihmuar tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, dhe për ta kthyer Maqedoninë në rrugën euro- atlantike, rrugë e cila na çoi deri në ftesë për anëtarësim në NATO, dhe datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke potencuar rolin e ambasadorit Çarls Garet si më të rëndësishmin për suksesin e sotëm të shtetit.

Krahas qëllimeve strategjike të shtetit si që janë integrimi në BE dhe NATO, Osmani theksoi edhe progresin e arritur në fusha të ndryshme si: në mbështetjen e reformave në administratë të Maqedonisë, arsimi, sistemi gjyqësor, demokracia dhe kohezioni social, reforma në sistemin e sigurisë etj. “Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar realizuan bashkëpunim në shume sfera, dhe ajo qe pres është ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, shpresoj edhe në thellimin e tij”- theksoi Osmani.

Osmani i shprehu mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar e cila krahas sfidave komplekse rreth BREGZIT, ende mbetet mbështetësi i fuqishëm i politikës së zgjerimit të BE-së, që është si garancë e sigurisë dhe stabilitetit të Evropës në përgjithësi. “Për një javë jo të plotë, Londra do të jetë nikoqir i vendeve të Ballkanit Perëndimor, që së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, si pjesë i ashtuquajtur Procesi i Berlinit, do ta riafirmojnë orientimin euro- atlantik, do ti shqyrtojë sfidat për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe do të hap mundësi për integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”-theksoi Osmani.

 

Artikulli paraprakGazetarë ekonomikë nga 16 media turke për vizitë në Maqedoni
Artikulli tjetërMicotakis: Nuk mund të pranojmë gjuhë dhe identitet maqedonas