Osmani: Gjendja e jashtëzakonshme shton vetëm kompetencat e ekzekutivit

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen apo të krijojnë penikë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Siç sqaron ai, gjendja e jashtëzakonshme kjo do të thotë thjesht shtim i kompetencave të Qeverisë për të marrë vendime. Thënë ndryshe, nuk është e vërtetë se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, qytetarët nuk do të mund të lëvizin nga qyteti në qytet, apo nuk do të thotë se do të ketë orë policore. Gjendja e jashtëzakonshme thjesht i lehtëson punë Qeverisë që të sjellë vendime që kanë forcën e ligjit.

Marketing
Marketing