Osmani: Habitem me fakti se pse VMRO-së i pengon vetëm ligji i gjuhëve, e jo edhe ai për emrin

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka komentuar thirrjet e partisë opozitare maqedonase që të mos respektohet dhe të bojkotohet zbatimi i ligjit të gjuhëve i cili para pak ditësh u publikua edhe në gazetën zyrtare.

Marketing

Ai thotë se habitet nga fakti, sesi VMRO-DPMNE kundërshton vetëm miratimin e ligjit të gjuhëve, a nga ana tjetër në të njëjtën kohë është publikuar edhe ligji për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.

“Më habiti fakti se si VMRO-DPMNE për njëherë konteston vetëm ligjin për gjuhën shqipe, ndërsa në të njëjtën kohë është publikuar edhe ligji për gjuhën edhe ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, kjo do të thotë se ato tani e paskan ndryshuar qëndrimin për ështjen e emrit dhe kjo flet për një jo-kozistecë politike dhe kështu që nuk do ta marrë shumë serioz këtë qëndrim”, deklaroi Osmani, transmeton Koha.

Ai shpreh besimin e tij, se edhe VMRO-DPMNE do ta pranojnë realitetin e ri, që në fakt ky realitet i ri, sipas tij, është vendosur që në vitin 2001 me marrëveshjen e Ohrit.

Marketing