Osmani i përgjigjet Thaçit: Pasi se keni urgjent, së shpejti ju njoftoj për datën kur do t’i adresoheni Kuvendit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kërkesën e sotme për seancë.

Marketing

Në letrën e Osmanit drejtuar për Thaçin, kryeparlamentarja ka shkruar se kërkesa do të duhej të ishte dërguar disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të kishte më shumë kohë për të bërë përgatitjet.

Ajo ka thënë se do të jenë të angazhuar lidhur me përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, ndërsa seanca mund të mbahet pas datës 9 mars.