Osmani: Interesim i ulët për regjistrim nga diaspora

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka folur për regjistrimin e diasporës.

Marketing

Ka vlerësuar se interesimi është i ulët, dhe prandaj ai ka ftuar mediat dhe diasporën të dërgojnë informacionin deri te kjo kategori i shtetasve të Maqedonisë së Veriut.

Interesimi i ulët, siç tha Osmani, ishte për shkak të vështirësive në shpërndarjen udhërrëfyesve për aplikim.

“Për shkak të shpërndarjes më të gjerë të informacioneve, dhe për shkak vështirësive në aplikim dhe prandaj është lënë një kohë më e gjatë. kishte vështirësi në komunikim, në aplikim dhe prandaj ka ndodhur kjo”, tha Osmani, transmeton TV21.

Thirrjen për shpërndarjen e informacionit për regjistrim, Osmani e bazon në atë se kjo është herë e parë që shteti po regjistron diasporën.

“Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut të ketë ambicie për të regjistruar diasporën”, tha Osmani.

Në bazë të këtyre numrave nga regjistrimi, Osmani tha se do të mund të dimensionohet edhe shërbimet që shteti do ta ofrojë ndaj kësaj kategorie.

Sipas tij interesimi më i ulët për regjistrim është nga diaspora e Kanadasë dhe Australisë.

Nga 1 mars ka filluar regjistrimi i diasporës, ndërkaq nga 1 prilli pritet të regjistrohet edhe popullsia vendase. Plani është që regjistrimi të përfundojë më 21 prill.

Marketing