Osmani: Jakupi për dy vite bëri atë që në Klinikën shtetërore të Shkupit nuk është bërë për 40 vite!

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë vizituar sallën e re të operacionit të Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.Përpos tyre, në hapjen e sallës së re ishte edhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zv/kryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraki, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të sektorit të shëndetësisë.
Osmani thotë se Nexhati Jakupi për dy vite bëri atë që në Klinikën shtetërore të Shkupit nuk është bërë për 40 vite.
Sallë të re të operimit ultramoderne dhe repart të ri nga hapsirat e papërdorura të Klinikës që shërbenin për hudhje të mbeturinave mjekësore!-thotë Osmani
#bdidoctors💙

Marketing

Marketing