Osmani: Jemi gati edhe për minuta shtesë

Shkëndija tanimë gjithë vëmendjen e kthyr ka sfida kthyese me Rosenborgun e Norvegjisë e vlefshme për play offin e Ligës së Evropës. Kampioni aktual I vendit për të kaluar në fazën e garave në grupe, në ndeshjen e së enjtës I nevojitet një fitore 2:0 ose 4:1, por në rast se kemi rezultat identik si në ndeshjen e parë 3:1, atëherë do luhen minutat shtesë. I pyetur nga Alsat-M, për këtë mundësi trajneri Osmani, thotë se Shkëndija është e gatshme edhe për këtë mundësi.

Sigurisht se unë si trajner edhe këtë plan e kam nëse shkojmë në kohën shtesë. Në në fund edhe për penalti.Sigurisht se jemi përgatitur. Tash ndoshta kjo pyetje kërkon të futemi në detaje për punën e pankinës, por megjithatë mendoj se nëse vjen puna të hyjmë në kohën shtesë e kemi në plan se çfarë duhet të bëjmë. – tha trajneri Osmani.

Ndeshja e kthimit Shkëndija – Rosenborg, luhet të enjten në Shkup, me fillim në ora 20:15 minuta.