Osmani: Jemi të përgatitur për valë eventuale të refugjatëve por në koordinim me FRONTEKS-in dhe BE-në

Vendi është i përgatitur për ballafaqimin me valën eventuale të refugjatëve nga Siria, por në koordinim me FRONTEKS-in dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Marketing

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me vendet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe me partnerët tanë jemi duke e ndjekur gjendjen që nga momenti kur ka filluar të flitet për këtë çështje. Institucionet tona janë të përgatitura për t’u ballafaquar me valë të re emigrantësh, por ky ballafaqim më shumë është në koordinim me FRONTEKS-in dhe me vendet-anëtare të BE-së me të cilat ndajmë politikë të përbashkët në kuadër të refugjatëve”, tha Osmani në përgjigjen në pres konferencën e sotme partiake në selinë e BDI-së në Shkup.

SPONSORED CONTENTMgid