Osmani – Kalavera: E ardhmja e vendit dhe e gjithë rajonit është në BE

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Genoveva Ruiz Kalavera dhe me Drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Ejhorst, të cilët për vizitë qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Siç kumtoi SÇE-ja, Osmani në takim u shkëmbyen mendimet dhe përshtypjet lidhur me rezultatin e samitit të tetorit të Unionit, ku vendet – anëtare nuk patën sukses të arrijnë konsensus për fillimin e negociatave me vendin.

“Krahas mirënjohjes time personale, më lejoni që në emër të Qeverisë ta përcjell edhe mirënjohjen e gjithë Qeverisë, si dhe të gjithë vendit, për mbështetjen e përgjithshme nga ana e Drejtorisë për zgjerim, me ndihmën e të cilit me të vërtet realizuam rezultate të dukshme në implementimin e reformave dhe në mënyrë thelbësore përgatitëm vendin për fillimin e negociatave” theksoi Osmani, duke potencuar gatishmërinë e Qeverisë për të vazhduar në të njëjtën rrugë, pavarësisht nga ngecja e përkohshme në Këshillin Evropian.

“Me të vërtet ekziston zhgënjim dhe ndjenja e padrejtësisë, por ju siguroj ajo nuk do të na largojë nga ambicia jonë për të vazhduar në këtë rrugë, të krijojmë rregulla dhe standarde evropiane në punën tonë, më pas duke i përfaqësuar dhe promovuar vlerat evropiane në gjithë rajonin”, theksoi Osmani.

Në vazhdim të takimit bashkëbiseduesit diskutuan edhe për hapat e ardhshëm të Qeverisë, por edhe për institucionet evropiane, me qëllim që të mbahet fokusi i perspektivës evropiane të vend.

“Ata u dakorduan se pavarësisht nga fakti se pritjet nuk u përmbushën, ardhmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe i gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian”, qëndron në kumtesë.

Marketing