Osmani: Karakamisheva shoviniste, s’mund ta përfaqësojë Maqedoninë në Venedik (VIDEO)

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka deklaruar se profesorja maqedonase Tanja Karakamisheva nuk është e denjë për të përfaqësuar Maqedoninë në asnjë institucion ndërkombëtar aq më pak në Komisionin e Venedikut, për shkak të deklaratave shoviniste ndaj shqiptarëve, shkruan Gazeta Lajm.

Marketing

“Unë personalisht kam pasur mendim pozitiv sa I takon profesionalizmit juridik të saj por, mendoj që me deklaratat e saja shoviniste kohën e fundit ajo nuk është e denjë të përfaqësojë Maqedoninë në asnjë institucion ndërkombëtar, veçanërisht në Komisionin e Venecias I cili trajton çështje sensitive, e veçanarisht kur atje kemi dërguar dy normat e ligjit për përdorimin e gjuhës sa i takon dygjuhësisë në banknote dhe uniformat e ushtrisë”, tha mes tjerash Osmani. /Gazeta Lajm

Marketing