Osmani: Kemi marrëveshje me LSDM-në për kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka deklaruar se BDI-ja ka marrëveshje preliminare me LSDM-në që në zgjedhjet presidenciale të del me kandidat të përbashkët, shkruan Gazeta Lajm.

Marketing

“Kemi biseduar edhe për emra të caktuar, për të cilën spekulohet në opinion, megjithatë nuk kemi marrëveshje deri më tani në lidhje me atë se kush do të jetë kandidati. Presim që të bisedojmë edhe për emra konkret, megjithatë BDI mbetet në qëndrimin se Maqedonia duhet të ketë president konsensual”, tha Osmani.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Osmani theksoi se interesi partiak është që të ketë zgjedhje parlamentare, sepse deri më tani nuk kanë pasur mundësi të këtillë për fitore të përgjithshme sikur deri më tani, por se kjo nuk është interes shtetëror, por përfundim i procesit për fillimin e negociatave për anëtarësim, shkruan Gazeta Lajm.

Marketing