Osmani: Këtë vit do të marrim datën për fillimin e bisedimeve, por jo në qershor

Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ku po diskutohet nëse do të ketë ose jo datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, zv/kryeministër për Çështje Evropiane Bujar Osmani, tha se Maqedonia e Veriut do të marr datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian këtë vit, por jo në muajin qershor për shkak se nuk ka vendim nga Bundestagu gjerman, dhe për shkak të mundësive teknike nuk mund të merret një vendim për në qershor. Por ai ritheksoi se datë do të ketë brenda këtij viti.

evn