Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të njëjta me cilat do qoftë paraprakisht, fushata përputhet me Samitin në Zagreb

Degët e BDI-së deri sonte në parti duhet të parashtrojnë propozime për kandidatët për deputetë, të cilat pas analizave dhe zgjedhjes brenda partiake do t’u nënshtrohen verifikimeve, deklaroi në konferencë për shtyp Bujar Osmani shefi i Shtabit Zgjedhor i partisë dhe zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane. Osmani sot gjithashtu i porositi pjesëmarrësit e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill se veçanërisht rëndësi për ne do të jetë si do të jetë fushata duke pasur parasysh se më 26 mars është Samiti i BE-së në Zagreb.

Marketing

“Pas metodologjisë së re të miratuar dhe progres raportit të cilin e presim rreth datës 2 dhe 3 mars, një ndër faktorët më të rëndësishëm të cilët do ta na e përcaktojnë fatin, nëse mund të them në mars është si do të zhvillohet procesi zgjedhor”, tha Osmani.

Përmbushja e të gjitha parakushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike do të jetë tejet me rëndësi, tha Osmani duke përsëritur se Këshilli i ri i BE-së do të ndodhë më 26 mars, ndërsa ajo është dita e katërt e fushatës.

“Që do të thotë se kjo që do të ndodhë në këto zgjedhje në fushatën parazgjedhore dhe në fillim të fushatës zgjedhore do të jetë e fundit që do ta kenë në memorien e tyre ministrat dhe kryeministrat kur do ta marrin vendimin. Këto zgjedhje nuk janë të njëjta me cilat do qoftë zgjedhje të tjera sepse po ndodhin në momentin kur merren vendimet. Mikroskopi është rritur në disa herë se çfarë po ndodh në vend, ndërsa madje edhe incidentet minimale do të kenë ndikim në ndjenjën që do ta kenë ministrat dhe kryeministrat kur do ta marrin vendimin”, tha Osmani.

Fushata negative nuk është e paligjshme, shton ai, por nuk u ndihmon partive që e udhëheqin – BD asnjëherë nuk ka zbatuar fushatë negative, nuk do të ketë as në këtë cikël zgjedhor, por përkundrazi do të promovojmë atë që e kemi bërë edhe atë që planifikojmë ta bëjmë”, tha Osmani.

Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së ka informuar se degët e partisë deri më sot duhet të propozojnë emra të kandidatëve për deputetë, ndërsa vendimi se kush do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore vendoset në kryesinë e partisë. Kandidatët e propozuar partia do t’i nënshtrojë në analiza të ndryshme, në hulumtim të mendimit publik dhe ngjashëm, pas së cilës do të vendosë se kush do të jenë bartës të listave në gjashtë njësi zgjedhore.

“Dje Çairi për dy zona dha rreth dhjetë emra, Kumanova dha tre emra, Likova tre… Shumica e degëve sot i kanë konvokuar trupat e tyre për të propozuar emra”, deklaroi Osmani.
Është herët për t’u treguar se sa deputetë të mëparshëm do të gjenden në listat.

Osmani në konferencën për shtyp ka informuar se BDI e ka rrumbullaksuar fazën e parë të reformës partiake në bashkëpunim me NDI dhe IRI. Është bërë riregjistrim i plotë i anëtarësisë dhe se për herë të parë është shfrytëzuar mekanizëm i vetingut ashtu që dhjetëra aplikacione për anëtarësim në parti janë refuzuar. Është respektuar vendimi për 40% gra dhe rini në trupat partiak, ndërsa kjo pritet të zbatohet në listat e kandidatëve për deputetë. Mes tjerash, Osmani ka potencuar edhe se në 90 për qind të degëve të BDI-së kanë udhëheqësi të reja. Vijon faza e dytë e cila do të përfshijë veting të kandidatëve për deputetë, ministra dhe gjithë funksionarët tjerë të cilët do t’i propozojë partia në Qeverinë e re të Republikës të Maqedonisë së Veriut.

“BDI realizon reforma të thella në parti dhe e realizon përcaktimin e saj programues në tërësi. Siç premtuam ashtu edhe realizuam. Ajo na jep të drejtë prej sot sërish ta kërkojmë besimin që së bashku të përkushtohemi në politikat për përmirësimin e cilësisë së jetës për zhvillim më të shpejtë dhe krijim të vendeve të reja të punës, mbështetje me të cilën përmes vetingut do të krijohet gjyqësi cilësore dhe së bashku do t’i japim fund drejtësisë joselektive. Të bashkuar të punojmë për të ardhmen tonë, për rininë tonë, si prioriteti ynë i parë dhe themelor dhe t’i harmonizojmë standardet tona me BE-në”, deklaroi Osmani.

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së sqaroi se vetingu përkatësisht selektimi i anëtarësimit është bërë gjatë regjistrimit të sërishëm sepse është konstatuar që njerëzit nuk i ndajnë vlerat e partisë si vlerat morale, profesionale, politike, ideologjike.

PRESS

PRESS

Publiée par Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI sur Dimanche 23 février 2020