Osmani: Kjo është kronologjia objektive e rolit tim në kohë pandemie

Zv/kryeministri për Çështje Evropaine Bujar Osmani përmes një postimi në fejsbuk,jep një kronologji të rolit të tij , rreth spekulimeve në kohë pandemie ,veçanërisht konformizmin e politikanëve karshi bashkësive fetare .

Marketing

Në postimin e tij thuhet:

Dëgjoj shumë spekulime për rolin e secilit prej nesh në kohë pandemie, veçanërisht konformizmin e politikanëve karshi bashkësive fetare. Ja një kronologji objektive te rolit tim:
1. Pas një tentimi të dështuar të Qeverisë me 15 mars për të bindur Bashkësite fetare për t’i ndaluar aktivitetet kolektive fetare ( takim që ishte realizuar në Qeveri), me 17 mars 2020 vizitova BFI-në dhe pas një takimi konstruktuv dhe argumentues, bashkë me krerët e BFI-se publikisht kumtuam vendimin për mbylljen e xhamive. Vendim për të cilin rreth dy muaj jam akuzuar dhe ofenduar ashpër nga shumë njerëz por vendim që u respektua në përpikmëri edhe nga besimtarët edhe nga institucioni bile edhe gjatë muajit të ramazanit.

2. Në kulmin e emocioneve fetare, disa politikanë opozitarë me 8 maj filluan të bëjnë presion dhe thirje publike për hapje të xhamive. Atë ditë reagova publikisht duke i quajtur politikanë të cilët asnjëherë nuk kërkuan hapjen e shkollave edhe pse fëmijët me muaj mbetën rrugve.

3. Me 9 maj 2020, BFI pak nën presion të thirjeve të tilla por edhe të njerëzve, pa koordinim, pa informim dhe në kundërshtim me rekomandimet tona, merr vendimin për hapjen e xhamive me 12 maj.

4. Në 10 maj bëra thirje publike që besimtarët mos të shkojnë në lutje kolektive deri sa të eliminohet rreziku, që ishte shumë jopopullore në muaj të shejtë por unë jam mjek dhe asnjë herë nuk u kam thënë njerëzve që i kam trajtuar atë që duan ta dëgjojnë vetëm pse eshtë më pak e dhimbshme.

5. Në 10 maj përgatitëm protokolet për vetëmbrojtje dhe ruajtje të distances fizike gjatë riteve fetare

6. Në 10 maj vizitova Strugën ku takova Klerikët lokal fetarë me të cilët u dakorduam se nuk do ketë me iniciativa të bashkësive pa koordinim me ne dhe se do respektohen protokolet por gjithashtu kërkova të ndërprehet histeria asimetrike ndaj besimtarëve që conte në polarizim të tejskajshëm ndërfetar pas manifestimit në Strugë.

7. Në 12 maj, në ditën e parë të hapjes, gjitha reportazhet mediatike flitnin për respektim të protokollit dhe disiplinë të njerëzve.

Edhe pse nuk kam qen për hapje të hershme të objekteve fetare , vlerëson se arsyeja për ritjen e numrit nuk është hapja e xhamive dhe rikthimi i jetës nën protokolle por pikërisht mosrespektimi i masave personale dhe injorimi i reziqeve.

Të sillemi gjith sikur të jemi pozitiv dhe sikur secili rreth nesh është pozitiv.

Marketing