Osmani: Konsensualiteti është koncept!

Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bujar Osmani përmes një postimi në facebook sqaron qëndrimin për kandidatin konsensual.

Marketing

‘Mendjet e vogla flasin për njerëz,
Mendjet e mesme flasin për ngjarje,
Mendjet e mëdha flasin për ide!
“Presidenti konsensual” , asnjëherë nuk ka qenë diskutim mbi njerëz apo ngjarje konkrete por ka qenë dhe mbetet një IDE për te etabluar një KONCEPT të vendimmarrjes së përbashkët të dy komuniteteve më të mëdha në vend, në përcaktimin e të parit të shtetit, duke parandaluar kështu mbivotimin, majorizimin dhe përzgjedhjen mono etnike të Presidentit.
KONSENSUALITETI ESHTE KONCEPTI!’ ka shkruar Osmani në facebook.