Osmani kritikon Ivanovin

Fakti që Ivanov vazhdon me politikën destruktive dhe kjo është edhe një motiv më shumë pse tani duhet maksimalisht të angazhohemi dhe ta bëjmë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe të mos lëmë asnjë mundësi teorike të na përsëritet ajo që e kemi pasur në 10 vitet e kaluara.

Marketing

Republika e Maqedonisë së Veriut është demokraci parlamentare dhe zgjedhjen e fundit në sjelljen e ligjeve e ka Kuvendi. Çdo përpjekje për imponim jokushtetues të sistemit presidencial është vepër dënuese.

Këtë e tha sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve me rastin e mosnënshkrimit të disa ligjeve nga ana e presidentit të shtetit për ligjet reformuese nga Plani 18 i Qeverisë.

Ndryshe, presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov ka refuzuar që t’i nënshkruajë të gjitha ligjet të cilat Kuvendi i ka miratuar me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq tek ai janë dërguar që t’i nënshkruajë dekretet për hyrje në fuqi të të njëjtëve, pasi që janë votuar në Kuvend.

Fillimisht janë kthyer katër ligje, por ashtu siç sqarojnë nga Kuvendi kthimi edhe më tej ka vazhduar. Nga Kuvendi thonë se sipas procedurës, këto ligje do të votohen për herë të dytë, pas së cilës presidenti patjetër duhet që t’i nënshkruajë.

Për hapin e këtillë të Ivanovit, nga Kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi nuk kanë koment. Megjithatë, do të hapet punë shtesë, pasi që ligjet edhe njëherë do të duhet ta kalojnë procedurën për miratim, që do të shprehet në shpejtësinë e miratimit të tyre.

Ivanov nuk i ka nënshkruar as Marrëveshjes e Prespës dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por të njëjtat janë publikuar në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e tij.

Marketing