Osmani kundër masave radikale sa i përket kufizimit të lëvizjes

Zv kryeministri Bujar Osmani thotë së mirëkupton pakënaqësinë e njerëzve nga kjo situatë e krijuar, por masat kufizuese thotë ai po japin rezultate, duke u ulur numri i të infektuarve.

Marketing

Sipas tij, shumë shpejt vendi do të dalë nga kjo situatë, pasi tashmë është shfaqur “drita në fund të tunelit”.

Osmani në emisionin  200 në Alsat thotë se në mbledhjen djeshme të Qeverisë ku u diskutua masa për kufizim të lëvizjes këtë fundjavë, ai ka refuzuar kufizimin e plotë siç ndodhi për fundjavën gjatës festës së Pashkëve.

Sipas tij, mjafton që për 1 Maj është ndaluar dalja e njerëzve nëpër parqe dhe hapësira të tjera. Vazhdimi eventual i kufizimit të lëvizjes apo orës policore, shton zv.kryeministri Osmani, do të diskutohet pas festës së 1 Majit. Ai konsideron se duhet të bëhet kombinim i masave më të buta dhe lirim i masave më radikale.

Marketing