Osmani: Lehtësimet e masave restriktive nuk janë zgjidhje ad hok, por strategji

Vendimet e sotme për lehtësimin e masave restriktive nuk janë zgjidhje ad hok, por janë pjesë e strategjisë më afatgjate të Qeverisë se si të mundësohet siguri e qytetarëve në kushte të lëvizjes së lirë, theksoi zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili është koordinator kryesor i shtabeve të krizës për ballafaqim me virusin Kovid-19.

Marketing

Në konferencën për media në të cilën Qeveria bëri të ditur për ndërprerjen e orës policore dhe fillimin me punë të objekteve hotelierike Osmani u falënderua për nivelin e lartë të disiplinës, vetëdijes dhe vetëflijimit të cilin e kanë shfaqur qytetarët gjatë këtyre javëve nga masat e vendosura restriktive. Me këtë, theksoi, ndihmuat që të ruhet shëndeti i juaj dhe shëndeti i më të afërme të juaj, por u bëtë edhe dora e djathtë e punonjësve shëndetësorë me çka dukshëm ua lehtësuat punën e tyre.

“Në gjithë këtë periudhë kishte edhe lëshime të caktuara dhe kritika për neve sa i përket zbatimit të masave restriktive, por duhet të them që ky kërcënim është i paparë dhe paraprakisht asnjë qytetar dhe shtet nuk mundeshin të përgatiteshin për masa të tilla restriktive. Nuk ishte lehtë as për Qeverinë, e as për qytetarët të cilët duhej t’i ndryshonin zakonet e tyre, t’i lenin vendet e tyre të punës, të kujdeseshin për arsimin e fëmijëve të tyre dhe t’i kufizonin lëvizjet e tyre. Por, edhe krahas gjithë kësaj por edhe disa lëshimeve eventuale të vogla arritëm që nga momenti i hyrjes së këtij virusi në shtetin tonë përmes përhapjes së tij të vendosim kontroll dhe parashikim dhe në asnjë moment nuk doli nga kontrolli dhe nga shtigjet e përhapjes të cilat ishin të parapara në strategjinë tonë”, tha Osmani.

Ai si sukses e potencoi ballafaqimin me virusin në Dibër ku nga kriza më e madhe dhe masat restriktive tashmë nuk ka raste pozitive, si dhe në Kumanovë kur, potencoi, me testimin me kohë dhe detektimin ishte mundësuar normalizimi i lakores.

“Jemi të bindur se ai trend të cilin e menaxhuam në nivel lokal bashkë me shtabet lokale tani por ndodh edhe në nivel nacional, kështu që edhe xhepat e sotëm eventual dhe rritja e numrave janë në kuadër të kontrollit dhe skenarit të parashikuar për përhapjen e pandemisë. Por, detyrë e Qeverisë është që të mundësojë siguri të qytetarëve, lëvizje të lirë dhe kthimin në normalitet të ri “, porositi Osmani.

Marketing