Osmani: Letonia është miku ynë i sinqertë dhe e presim mbështetjen e tyre për fillimin e negociatave në fund të vitit

Maqedonia e Veriut, bazuar në meritat e saja, pa ndonjë vonesë shtesë dhe mosmarrëveshje të mëtejshme, në mënyrë kategorike meriton të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka potencuar ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në video takim me homologun e tij nga Republika e Letonisë, Ministrin Edgars Rinkeviçs.

Marketing

Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, osmani ka theksuar se shteti ynë pret mbështetje nga Letonia për fillimin e negociatave.

“Letonia është një mik i sinqertë i Maqedonisë së Veriut dhe një promovues i zëshëm i politikës së zgjerimit të BE-së. Një perspektivë evropiane e dukshme dhe e qëndrueshme e Maqedonisë së Veriut do të nënkuptojë rrumbullakosim të projektit për bashkimin dhe integrimin e rajonit në BE, i cili do të jetë një përfitim global për paqe të qëndrueshme, siguri dhe prosperitet në kontinentin Evropian”, tha Osmani.

Sipas tij, fillimi i negociatave është një hap i rëndësishëm jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë rajonin.

“Kjo do t’i japë një shtysë tjetër gjithë procesit dhe do të provojë metodologjinë e re për kryerjen e negociatave për të cilat Letonia dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të Unionit kanë bërë kaq shumë përpjekje”, tha Osmani.

Ministri Rinkeviçs, informojnë nga MPJ, ka shprehur besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit duke i marrë parasysh potencialet në tregti dhe energji, si dhe mundësitë e ofruara nga projektet dhe bashkëpunimi i biznesit në kuadër të Nismës së Tre Detërave.

Në takim është diskutuar gjithashtu përshpejtimin e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve të caktuara bilaterale dhe shkëmbyen mendime mbi situatën në rajon.

Marketing