Osmani-Linkeviçius: Pas 15 viteve status të kandidatit, sivjet Maqedonia merre datë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë Linas Linkeviçius, në të cilin është biseduar për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, për mbështetjen nga ana e Lituanisë për rrugën tonë eurointegruese, si dhe për sfidat të cilat sivjet e presin Bashkimin Evropian.

Marketing

Osmani, siç informojnë nga Kabineti i tij, në takim ka theksuar progresin e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane, është si sukses i përbashkët i vendit, ashtu edhe për Unionin.

“Suksesi i Marrëveshjes së Prespës është gjithsesi më i rëndësishëm për ne, duke hapur rrugën për anëtarësimin tonë në BE dhe në NATO, por gjithsesi paraqet edhe fitore të forcave evropiane progresive në të gjithë kontinentin, drejtpërdrejt duke theksuar se forca pozitive e idesë evropiane”, deklaroi Osmani, duke theksuar se pas 15 viteve status të vendit kandidat, sivjet Maqedonia e pret datën për negociata.

Gjatë bisedës, theksohet në kumtesë, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit midis të dyja vendeve, me ç’rast bashkërisht është konfirmuar interesi për avancim më mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Në këtë drejtim veçanërisht është potencuar mundësia për shkëmbimin e përvojave nga ana e Lituanisë në procesin e negociatave, shkëmbim të përvojave në implementimin e reformave të thellësishme, si dhe për mundësinë për mbështetje dypalëshe të drejtpërdrejtë të vendit.

Marketing