Osmani- Loazo: Maqedonia e Veriut është realiteti i ri evropian i Ballkanit

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i delegacionit të Republikës së Francës kryesuar nga Ministrja për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo, e cila për vizitë pune qëndron në vendin tonë.

Marketing

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje personale deri tek Ministrja Loazo për përpjekjet dhe mbështetjen e sinqertë nga ana e Francës për integrimet tona evropiane e cila u potencua në takimet e sotme, dhe vlerësoi takimin si historike për vendin lidhur me kohën – kur Maqedonia e Veriut lëviz drejt fillimit të negociatave aderuese me BE-në.

“Evropë të sigurte, stabile dhe të fuqishme, me institucione të fuqishme dhe efikase të Bashkimit Evropian, janë prioritete për të cilat padyshim që ekziston interes i ndërsjellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës” – theksoi Osmani, duke shtuar se integrimi evropian i vendit nga Ballkani Perëndimor në mënyrë plotësuese do të kontribuojë në stabilitet, siguri dhe Ballkan të integruar që do të jetë faktor afatgjatë për stabilitet të kontinentit në përgjithësi, si dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave dhe progresit të Bashkimit Evropian.

Në takim mes Osmanit dhe Loazos u hapën edhe tema për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga më shume aspekte, përmes veprave të guximshme politike si që janë Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë, si dhe përmes momentumit të përforcuar, në drejtim të përafrimit deri tek rregullat, standardet dhe vlerat evropiane, si një tregim i suksesshëm i Ballkanit, shembull që është motivim për progres në integrimet euro- atlantike, të cilën mund ta ndjekin edhe vendet tjera në rajon.

Marketing