Osmani: Maqedonia e Veriut është gardian i kredibilitetit evropian në Ballkan

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Italisë mbajti takim me Ministrin për Çështje Evropiane të republikës së Italisë, Vinçenco Amendola.

Marketing

“Takimi i Këshillit të BE-së javën e ardhshme është me rrëndësi thelbësore për ne, si vend i cili i plotëson të gjitha parakushtet dhe obligimet e sugjeruara me çka me meritë i presim fillimin e negociatave me BE-në këtë vit” – theksoi Osmani, duke i potencuar po ashtu se fillimi i negociatave aderuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të paraqesin inkurajim edhe për gjithë rajonin në realizimin e perspektivave evropiane.

“ Dhe jo vetëm për ne por më gjerë, Samiti i ardhshëm i BE-së paraqet një lloj kthese përmes të cilit do të drasohen perspektivat e negociatave si një nga projektet më të suksesshme politike evropiane në përgjithësi. Pa mirënjohje përkatëse për progresin e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që do të rrënohet kredibiliteti i BE-së në rajon por, në përgjithësi do të rrezikohet rrjedha e mëtejme e procesit për zgjerim dhe do të humbet fuqia pozitive transformuese e perspektivës evropiane”, theksoi Osmani.

Gjatë takimit Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Italisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mori bindje të fuqishme nga ana e ministrit Amendola se Italia mbetet e përkushtuar në integrimet evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fuqishme për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në prag të Samitit të BE-së javën e ardhshme.

Në kuadër të vizitës së punës në Itali osmani mbajti takim edhe me Kryetarin e Komitetit për Marrëdhënie me Vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin Italian, Luçijano Dalfonso, ku krahas temave për integrimet evropiane të rajonit dhe vendit u diskutua edhe për aktivitet e ardhshme të Senatit në drejtim të ratifikim të Protokollit për NATO nga ana e Italisë, ku Osmani mori bindjen se Italia në kohë do ta plotësojë këtë obligim.

Vizita e Italisë paraqet pjesë të turneut evropian të Zëvendëskryministrit Osmani për vizitë të metropoleve evropiane, në prag të takimit të Këshillit të BE-së javën e ardhshme.

Marketing