I pyetur për atë se keni lëshuar dy apo tre deputetë nga paraburgimi shtëpiak e ku si pasojë keni pasur reagime të VMRO-së, se keni shantazhuar dhe keni nda shuma të konsiderueshme të parave për vota. Osmani ka thënë se ne nuk i kemi liruar dhe se nuk jemi gjykatë, ata janë liruar në proces gjyqësor i cili është i pavarur nga ndikimet politike.

“Fillimisht ne nuk kemi liruar asnjë sepse nuk jemi gjykatë, ata janë liruar në proces gjyqësorë i cili është i pavarur nga ndikimet politike. Maqedonia ka nevojë për pajtim në te gjitha vijat e nevojshme por amnisti nuk do të ketë. Përgjegjësi për të gjithë ata që kanë thyer ligjin ose kanë dëmtuar njerëzit, pronat, buxhetin ose çfarë do që shteti e mbron dhe e konsideron si fondamentale”, theksoi Osmani.

Artikulli paraprakOsmani: Shqiptarët dhe Maqedonia prej tani janë në NATO
Artikulli tjetërAllegri i jep leksion Mourinhos, e mposht në shtëpi