Osmani: Marrëveshja për shtetësinë të mos shfrytëzohet për pikë politike

Pas dakordimit për Ligjin e Shtetësisë mes opozitës shqiptare dhe kryeministrit, Zoran Zaev, Bujar Osmani nga BDI thekson se kjo zgjidhe ligjore duhet të shërbejë për zgjidhjen reale të problemit që kanë një numër i qytetarëve, ndërsa asesi nuk duhet të shfrytëzohet për përfitim të pikëve politike.

Marketing

Ai vlerësoi se kishte spekulime për numrin e qytetarëve të cilët nuk kanë shtetësi, e cila, sipas tij, kishte për qëllim që të përfitohet në opinion dhe jo të zgjidhë fatin e qytetarëve pa shtetësi.

“Është shumë me rëndësi të shihet problemi para se t’i qasemi zgjidhjes së tij, sepse kishte spekulime të ndryshme, për 70 mijë, për 40 mijë, për 50 mijë, me qëllim që tema të bëhet pjesë e përfitimit të pikëve politike ditore dhe jo për të zgjidhur fatin e qytetarëve. Do të thotë flasim për 1.300 aplikime të pazgjidhura, të cilat për shkaqe të ndryshme janë ende të pazgjidhura. Një pjesë për shkak të burokracisë, një pjesë për shkak të keqinterpretimit të ligjeve dhe kështu me radhë. Sërish, edhe ato është mirë të zgjidhen, nuk janë pak 1.300 qytetarë të mos kenë dokumente, kurse njerëzit jetojnë këtu dhe nuk mund t’i shfrytëzojnë të drejtat themelore. Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk duhet që kjo temë të kidnapohet në përplasjet ditore politike, veçanërisht në kushte të krizës dhe pandemisë me qëllim që të zgjidhen çështje të tjera gjithashtu të rëndësishme.”,- tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.

Në takimin e së premtes mes kryeministri, Zoran Zaev, dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela, të Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashi të Alternativës u tha se është arritur marrëveshje për Ligjin për shtetësi, megjithëse nuk u kumtuan detaje për përmbajtjen e tij.

Opozita do ta përgatitë draftin dhe do ta dorëzojë në Qeveri javën e ardhshme, ndërsa organi ekzekutiv pas shqyrtimit duhet prononcuar nëse pranon tekstin, që më pas i njëjti të niset në procedurë parlamentare. Ajo që është njoftuar deri më tani është se zgjidhja ligjore kërkohet përmes praktikave nga ligji i vitit 2004.

Si pasoj mospajtueshmërisë që patën shumica dhe opozita rreth pr/ligjit në fjalë çoi deri në bllokadën e punës së Kuvendit.