Osmani: Më 30 shtator të konfirmojmë se rrugën euroatlantike të Maqedonisë e kanë trasuar shqiptarët

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në tubimin e sontëm të BDI-së për referendum në sheshin Skënderbej theksoi se 30 shtatori është datë e rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë por edhe për gjithë rajonin.

Marketing

‘Momentin i shumëpritur erdhi. Tani jemi para qëllimit andaj më 30 shtator të dalim dhe të themi PO për Maqedoninë evropiane. Për shkak se ky proces duhet të rrumbullakohet suksesshëm por edhe për shkak se ne duhet të konfirmojmë se rrugën euroatlantike të Maqedonisë e kanë trasuar shqiptarët. Nëse dikujt i ka hije prej shqiptarëve të mbajë bajrakun e rrugës euroatlantike, e ka Bashkimi Demokratik për Integrim, aktivistët dhe mbështetësit e saj.’, ka thënë Osmani.

Aleatët ndërkombëtar në krye me SHBA në BDI shohin partner stabil dhe të fuqishëm dhe kjo është një arsye shtesë se pse më 30 shtator të arsyetojmë rolin tonë para faktorit ndërkombëtar.

Marketing