Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani Osmani pas Këshillit të 14-të për stabilizim dhe asocim, përshëndeti “përpjekjet jo egoiste” të Mogerinit dhe Hanit në procesin për Maqedoninë.

“Krahas vetë përgatitjes për negociata, Qeveria ka për qëllim ta mbajë impulsin reformues dhe të porositë rezultate të dukshme në qeverinë e të drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Osmani dhe porositi se pret përfshirje të plotë të opozitës në proceset reformuese.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas Këshillit të 14-të për stabilizim dhe asocim, porositi se njëra prej arsyeve pse është i rëndësishëm fillimi i negociatave me Maqedoninë është ajo që janë edhe test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi adhurues të saktësisë holandeze, duam ta fillojmë procesin inkuadrues pikërisht sepse është mjet reformues, dëshirojmë ta bëjmë këtë në mënyrë që do ta testojë kredibilitetin e të gjitha vendeve anëtrae. Bëhet gjithnjë e më e qartë se nëse Maqedonia nuk është nga vendet me negociata inkuadruese, atëherë ka shumë korrigjime, ndërsa vlerësim jo të mjaftueshëm objektiv në rajonin tonë”, deklaroi Dimitrov në pyetje të gazetarëve si Qeveria mund të sigurohet se vitin e ardhshëm vendet si Franca dhe Holanda nuk do ta bllokojnë sërish fillimin e negociatave me Maqedoninë në BE.

Ministri vlerësoi se Maqedonia dëshiron të fokusohet në reformat vendore dhe se atë që qeveria tenton ta bëjë tani për një, dy ose tre vjet është ajo që ka mundur të bëhet në pesëmbëdhjetë vitet e fundit.

“Nëse më herët ishte autostradë, tani rruga është e ngushtë dhe e lodhshme”, tha Dimitrov.
Ministri Dimitrov, së bashku me sekretarin shtetëror për BE, Bujar Osmani, përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Federika Mogerini dhe eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han, shprehën kënaqësi të madhe për ngjarjet e fundit në Maqedoni, hapjen e rrugës për negociata në qershor të vitit 2019, ftesën për anëtarësim në NATO, marrëveshjen e arritur me Greqinë, si dhe me Bullgarinë.

“Kujtohuni, para vetëm një muaji, marrëveshja nuk ishte e nënshkruar, ftesa për NATO nuk ishte sjellë dhe nuk kishte vendim të Këshillit me kornizë kohore për negociata, për më pas se një muaj jeni në vend krejtësisht të ndryshëm”, tha Federika Mogerini.

Mogerini, nënshkrimin e Marrëveshjes me Greqinë e quajti “një prej tregimeve më të mëdha të suksesshme në kohën tonë pa frikë se e teprojmë kur e them këtë”.

“Presim nga të gjitha forcat në qeveri dhe opozitë për të vazhduar të punojnë së bashku për reforma evropiane. Dera për në BE është e hapur dhe rruga e vendeve drejt BE-së u bë tani e pakthyeshme, ndërsa ne qëndrojmë fuqishëm afër jush”, deklaroi përfaqësuesja e lartë.

Euorkomisari Johanes Han, konfirmoi se do të jetë në Maqedoni më 17 korrik për fillimin e pjesës teknike të procesit të skriningut me Qeverinë.
“Kjo punë përgatitore nuk është diçka që bëhet për disa javë, duhet të përgatiten të gjitha 35 kapitujt të cilat i mbulojnë negociatat inkuadruese, kjo duhet me kujdes të përgatitet dhe është kyçe për ta bërë këtë punë për një vit”, tha Han.

Ai e përkujtoi rëndësinë kyçe që Maqedonia të vazhdojë të punojë në kushtet për fillimin e negociatave: reformë të administratës, luftë kundër korrupsionit duke i përfshirë korrupsionin e lartë, si dhe reformën e shërbimeve zbuluese.
I pyetur për të saktësuar çka saktë KE-ja, nënkupton nën “punë përgatitore” për fillimin e negociatave, Johanes Han sqaroi:

“Skriningu do të thotë se shohim deri ku janë fushat e qeverisjes së të drejtës dhe kapitullit 23 dhe 24 për të parë deri ku është vendi në mënyrë të kompletuar, kjo është çështje bazë, bazë për fillimin e negociatave, deri ku është vendi dhe bazohemi në këtë që t’ju rekomandojmë vendeve anëtare përcaktime për hapje të cilat do të çojnë deri në negociata konkrete. Do të fillojmë të punojmë në këtë pas pushimit veror, por para kësaj do ta definojmë tërë udhërrëfyesin dhe do të emërojmë koordinues për skriningun”, tha Han.

Për konkludimet e ministrave të punëve të jashtme të BE-së qëndron se Komisioni Evropian mund ta fillojë punën përgatitore për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë, por shfrytëzimi i fjalës “skrining” nuk ishte i pranueshëm nga Franca dhe holanda, gjegjësisht nuk ishin të pranueshme kurrfarë referenca të cilat do të mund në opinionin e tyre vendor të interpretohen si hapje e negociatave deri në zgjedhjet e ardhshme evropiane, sqarojnë burime në KE për MIA-n. Por edhe krahas kësaj komisari e shfrytëzon fjalën “skrining” edhe për Maqedoninë edhe për Shqipërinë, ndërsa nga Komisioni Evropian sqarojnë se me këtë punë përgatitore përfitohet në kohë dhe kështu kur vendet anëtare edhe formalisht do ta miratojnë fillimin e negociatave, me siguri në qershor të vitit 2019, Maqedonia shumë shpejtë do të hyjë në esencën e negociatave.

Procesi përgatitor për të gjitha vendet deri më tani pothuajse çdoherë ka zgjatur rreth një viti deri në një vit e gjysmë.

Ministri Dimitrov shfaqi shpresë se Këshilli i ardhshëm për stabilizim dhe asocim BE-Maqedoni, që duhet të mbahet verën e ardhshme, do të përkon me Konferencën e parë ndërkombëtare për Maqedoninë, në të cikën do të shpallet fillimi zyrtar i negociatave.

 

ME IMPULS REFORMUES DERI NË FILLIMIN E NEGOCIATAVE / ЌЕ ГО ЗАДРЖИМЕ ПОЗИТИВНИОТ РЕФОРМСКИ ИМПУЛС И ВО ПЕРИОДОТ ДО ПОЧЕТОК НА ПРЕГОВОРИТЕ

ME IMPULS REFORMUES DERI NË FILLIMIN E NEGOCIATAVE / ЌЕ ГО ЗАДРЖИМЕ ПОЗИТИВНИОТ РЕФОРМСКИ ИМПУЛС И ВО ПЕРИОДОТ ДО ПОЧЕТОК НА ПРЕГОВОРИТЕ

Publiée par Bujar Osmani sur Vendredi 13 juillet 2018