OSMANI: ME TARGETIM TË DUHUR, NDIHMA BILATERALE NGA USAID BËRI NDIKIM TË MADH PËR ZHVILLIMIN DEMOKRATIK TË VENDIT

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Takim me
Greçen Birkl, Kryerëse e detyrës përfaqësuese e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut
dhe përfaqësuesin e sapoemëruar të Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Erik Janovski.
Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit uroi z. Janovskin për mandatin e ri të tij dhe i
dëshiroi punë të suksesshme, duke shprehur shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit të
frytshëm në më shumë sfera, gjithashtu falënderoi edhe zonjën Greçen Birkl për bashkëpunimin
e deritanishëm. Në rolin e koordinatorit nacional të ndihmës së huaj, Osmani shprehu kënaqësi
dhe mirënjohje për targetimin e suksesshëm të ndihmës zhvillimore amerikane në vend, në
vlerë prej më shume se gjysmë miliard dollarë nga pavarësia deri më sot, me të cilat u
vendosën themelet e zhvillimit demokratik dhe qytetar të Maqedonisë së Veriut.
“Ndërtimi i demokracisë në vendin tonë nëpër parimet e sundimit të ligjit, lirisë, barazisë,
solidaritetit, si vlera perëndimore dhe vendosja në shoqërinë tonë multietnike paraqet qëllim
drejt së cilës përpiqemi dhe punojmë vite me radhë pikërisht me ndihmën e USAID-it si partneri
ynë, por edhe qendër kryesore për shpërndarjen e ndihmës zhvillimore” theksoi Osmani, duke
potencuar se prania e USAID-it ka lënë shenjë të pashlyeshme në realizimin e prioriteteve
strategjike të vendit – anëtarësimi në BE dhe NATO.
Në vazhdim të takimit bashkëbiseduesit shprehën bindje se bashkëpunimi mes Qeverisë dhe
USAID-it do të vazhdojë të realizohet në përputhje me nevojat dhe prioritetet e Maqedonisë së
Veriut në periudhën e ardhshme, që për vendin është kyç në procesin euro- integrues.

Marketing