Osmani: Mos mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor është mossukses për të gjithë

Mos mbatja e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor është mossukses për të gjithë, edhe për ne edhe për Bullgarinë edhe për kryesimin gjerman, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

Osmani, në konferencë për shtyp në prag të bashkë-kryesimit Maqedonia-Bullgari me Procesin e Berlinit 2020 (BP-2020), tha se vetë ideja për procesin është nxitje e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtim të euro-integrimit të rajonit.

“Duhet të pranojnë se tani e tutje do të duhet të kërkojmë konsensus me 27 vendet-anëtare. Në të gjitha 130 hapat mund të ndodhë një vend anëtar të mos japë konfirmim. Lidhur me Bullgarinë, mendoj se ekziston hapësirë dhe mirëkuptim nga të dyja palët për rëndësinë e momentin ekzistues dhe me punën e komisioneve dhe politikës të gjejmë mënyrë për progres”, deklaroi Osmani.

Lidhur me pohimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit se në takimin me Zaharievën i është propozua marrëveshje e re, Osmani potencoi se nuk ekziston kurrfarë konspiracioni në të gjithë procesin dhe se porosia themelore e Bullgarisë është përmbajtur në deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ndërsa kjo është që Bullgaria nuk dëshiron të vijë në situatë që ta bllokojë perspektivën evropiane të vendit.

Osmani theksoi se pret që Procesi i Berlinit të jetë kurorë e suksesit të të gjitha përpjekjeve tona, pret përparim në planin politik. Tha se në të gjitha takimet janë shkëmbyer set të ndryshëm të ideve, propozimeve, por përmendi se porosia themelore e Bullgarisë është ajo dhe mbi bazë të saj do të përpiqen ta intensifikojnë komunikimin që të mos mbesin kurrfarë paqartësie midis të dyja palëve.

Shefi i diplomacisë potencoi se është mirë që Komisioni i përzier Maqedoni-Bullgari vazhdon me punë dhe i inkurajon anëtarët e tij të gjejnë pika të përbashkëta në afrimin dhe shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve historike.

Theksoi se Komisioni ka qenë në pauzë për shkak të krizës me koronavirusin, por edhe zgjedhjet te ne dhe përmendi se ai deri më tani ka realizuar rezultate të dukshme, ka pasur nëntë takime nga të cilat ka dalë shënimi i përbashkët të pesë figurave historike, por edhe tejkalimin e dallimeve për dy epoka historike, antike dhe mesjetare, të cilat në formë të rekomandimeve janë dorëzuar deri te Ministria e Arsimit. Theksoi se komisione të këtilla të tjera në Evropë për shembull takohen një herë apo dy herë në vit.

“Gjetja e pikave të përbashkëta edhe më shumë do të na afrojë edhe nga një modus të çështjeve historike do të kalojmë në modus të reformave. Kjo është arsyeja pse Konferenca e parë ndërqeveritare është e rëndësishme për ne, sepse e gjithë shoqëria do të fillojë kompetecion lidhur me reformat, e jo kompetecion lidhur me ngjarjet historike, gjegjësisht çështjet e identitetit”, theksoi Osmani.

Marketing