Skuadrat e Maqedonisë më shumë se një dekadë, nuk po arrijnë të jenë afër kualifikimin në fazën e garave në grupe tek kampionët e kontinentit të vjetër. Sipas trajnerit Osmani, mungesa e një ligë kualitative pengesë kryesore që skuadrat e vendit nuk shënojnë rezultat në Evropë.

Mendoj se futbollit në Maqedoni, nuk I mjafton vetëm një Shkëndijë e fortë ose një Shkëndijë e Vardar. Nevojiten shumë ekipe më kualitative për tu rritur edhe kualiteti I ligës. Kjo është një ndër arsyet që klubet e Maqedonisë, janë aty ku janë.

Infrastruktura sigurisht se na mungon të gjitha klubeve në Maqedoni dhe nuk është e rastësishme që disa ekipe që i shohim luajnë në Liga Evropë dhe Ligën e Kampionëve.– thotë trajneri Qatip Osmani.

Pa marrë parasysh këtë humbje nga austriakët Shkëndija do të vijojë më tej në Liga Evropë, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Rosenborg- Cork City, ndeshje kjo e cila do të luhet të enjten. Takimi i parë është fituar 3:0 nga skuadra norvegjeze.