Osmani në Austri për të biseduar për BE-në, marrëdhëniet me fqinjët dhe kryesimin me OSBE-në

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, miniturneun në rajonin më të gjerë do ta përfundojë sot me vizitë pune në Austri. Osmani paraprakisht ishte për vizitë në vendet anëtare të BE-së nga fqinjësia më e gjerë të Ballkanit Perëndimor, Republika e Çekisë, Rumania dhe Hungaria.

Marketing

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë vizitës, Osmani do të ketë takim me nikoqirin e tij, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë Aleksander Shalenberg dhe me ministren e Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës së Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler.

“Në fokus të takimeve pritet të jetë integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe do të shkëmbehen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale politike dhe ekonomike-tregtare. Në bisedimet do të theksohet edhe kryesimi i vendit tonë me OSBE-në gjatë vitit 2023”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Ministrat, siç theksohet, do të përqendrohen në situatën e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet me fqinjët, bashkëpunimin rajonal, si dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Në atë kontekst, do të shqyrtohen përpjekjet, bashkëpunimi dhe koordinimi midis dy vendeve në trajtimin e sfidave të pandemisë.

 

Marketing