Osmani në Bruksel: Eurointegrimet, temë kryesore e takimeve

Ministri i jashtëm Bujar Osmani në kuadër të ofanzivës së tij diplomatike sot është ndalur në Bruksel me ç’ rast është takuar me zyrtarë të ndryshëm belg, diplomat të NATO-s dhe të BE-së. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, fokusi i bisedimeve ka qenë integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut, politikat e fqinjësisë së mirë në rajon, gjendja e brendshme politike në vend dhe bashkëpunimi rajonal. Në takim me homologen belge Sophie Ëilmes, Osmani ka biseduar për mundësinë e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

Marketing

“Në takim u bisedua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivat për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, në pajtim me vendimin e Këshillit të BE-së për fillim të bisedimeve. Kuptohet që është obligim i përbashkët ta ruajmë kredibilitetin evropian mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse jo vetëm neve, por edhe gjithë kontinentit i duhet rajon stabil, me prosperitet dhe evropian.”. tha ministri i jashtëm Bujar Osmani.

Ndërkohë, në intervistë me korespondentin e agjensinë e lajmeve MIA në Bruksel, Osmani ka thënë se ishte mossuskesi i BE-së në prespektivën rajonale paraqet pasoja për tërë Ballkanin Perëndimor. Në raport me fqiun lindor, Osmani është shprehur se Sofja dalë ngadalë po zbardh qëndrimin e saj dhe qartëson se atributet identitare nuk janë problem I Sofjes me shtetin tonë, por se problemi me Bullgarinë i takon bazamentit historik.

“Pasojat janë në hyrjen e rajonit në një paparashikueshmëri të madhe në raport me prespketivën evropiane. E dini se nuk patën sukses as në kronizën negociuese për RMV-në, por edhe në konkluzat për tërë rajonin, kështu që rajoni hyn në paparashikueshmëri. Në raport me Bullgarinë linjat tona të kuqe për gjuhën, popullin, përkatësinë etnike janë të qarta dhe të pakompromistë, ndërsa më vjen mirë se edhe Bullgaria ka kristalizuar qëndrimin e saj se nuk i konteston atributet identiare.”. tha Osmani.

Marketing