Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, udhëton për Bruksel, ku do të mbajë takime pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, si dhe me Eurkomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Gjatë vizitës, Osmani do të mbajë brifing me përfaqësuesit e Grupit Punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOVEB/KOELA), do të merr pjesë edhe në brifingun më me ndikim think-tank, Qendër për Politikë Evropiane (EPC) në temë: “Maqedonia e Veriut në rrugë drejt BE-së: “Houm ran” në negociata për aderim?”. Në margjinat e vizitës, Osmani do të merr pjesë edhe në Konferencë në temë: Siguri në EJL – siguri nëpër Evropë” nën organizimin e Fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).

Nga Brukseli, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë për në Vjenë ku do të merr pjesë në mbledhjen e Ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë, në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel.