Osmani në Bruksel në takim me Mogerinin

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Bruksel ku do të mbajë takim pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini. Takimi do të përdoret për riafirmimin e përgatitjes së vendit për progresin në integrimin evropian, në prag të Samitit të BE-së në tetor.

Marketing

Në kuadër të vizitës, Osmani do të mbajë takim edhe me Sekretaren Shtetërore për Çështje Evropiane, dhe përfaqësuese e Republikës së Kroacisë në BE, Andreja Metelko- Zgombiç, po ashtu takim pune do të mbaj edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, DG NEAR, Genoveva Ruiz Kalavera.
Vizita e punës në Bruksel është pjesë e turneut të Zëvendëskryeministrit Osmani nëpër metropolet e vendeve anëtare të BE-së, pas së cilës do të vijojnë edhe vizitat në Berlin dhe Varshavë në fund të javës.

Marketing