OSMANI në Likovë: Afrimi drejt BE-së sjell përfitime të drejtpërdrejta për gjithë qytetarët

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane dhe IPA koordinatori Nacional (NIPAK), Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Arsim, Arbër Ademi, në prani të Kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, realizuan takim në shkollën e mesme “Ismet Jashari” në Likovë. Para fillimit të vizitës u inspektua vendi i projekteve që janë ndërtuar me shfrytëzimin e donacioneve të IPA fondeve nga ana e Bashkimit Evropian, si dhe njoftim për thirrjen e re për paraqitje të projekteve për IPA fonde në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Marketing

“Shkolla e mesme Ismet Jashari është një shembull i mirë, se si prej më shumë burimeve është siguruar ndihmë e huaj, dhe me intervenim kushtimisht të vogël nga buxheti, me sukses është realizuar ky objekt kryesor i shkollës së mesme”, – deklaroi Osmani, duke potencuar burimet e drejtpërdrejta të ndihmës nga shteti Italian prej 300 mijë eurosh, mjete të IPA fondeve prej 230 mijë eurosh, si dhe nga buxheti ynë 220 mijë euro për përmbylljen e projektit në përgjithësi.

Në vazhdim Osmani theksoi se projektet tjera që janë realizuar në këtë komunë, si që është rruga mes dy digave për realizimin e së cilës janë shpenzuar 450 mijë euro nga IPA fondet, më pas Shtëpia e Kulturës në Likovë, shtrati i lumit etj. “Një prej shembujve më të rëndësishëm, për realizim të suksesshëm të mjeteve të IPA-s në këtë komunë, paraqet edhe kalimi kufitar Bellanovc – Stançiç, realizimi i të cilit është në ndërtim e sipër, janë të ndara 1 milion e 200 mijë euro, gjegjësisht nga 600 mijë euro mjete IPA nga programi për bashkëpunim kufitar mes dy vendeve, Maqedonisë dhe Kosovës” – theksoi Osmani duke potencuar se bëhet fjalë për GRANT mjete të pakthyeshme, ose ndihmë e huaj.

Këto nuk janë borxhe, të cilat duhet t’i kthejmë, por para, të cilat tatimpaguesit e vendeve donatore, konsiderojnë se këto mjete do të kenë qëllim më të rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, që paraqet solidaritet dhe vlerë evropiane si nxitje plotësuese, për integrimet tona evropiane” – theksoi Osmani.

Në fund, Osmani bëri thirrje për aplikim, për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, që është e hapur deri më 1 nëntor 2018. Përmes kësaj thirrjeje, duhet të realizohen projekte në shumë prej 175 deri në 350 mijë euro, të cilat qëndrojnë në dispozicion për komunat, shkollat, shoqatat e rinisë, kulturore dhe turistike, organizatat joqeveritare etj.

“Dua t’u bëj thirrje të gjitha palëve të interesuara, të jenë kreativë, dhe në dy muajt e ardhshëm, të dorëzojnë projekte në interes të avancimit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, të sigurojnë mjete për realizim të projekteve të tyre, e njëherit, të sigurojnë kushte më të mira për qytetarët e rajonit të Pollogut dhe të Shkupit, si dhe të rajonit veriperëndimorë që janë të përshtatshëm për aplikim për këto projekte” – theksoi Osmani.

Marketing