Osmani në Paris optimist se RMV do t’i filloi bisedimet me BE kësaj vere

Edhe pse teknikisht nuk është mundur Zëvendës-Kryeministri Bujar Osmani është shprehur plot optimizëm se Maqedonia e Veriut do t’i çelë bisedimet e anëtarësimit kësaj vere.

Marketing

Osmani së bashku me ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov kanë pasur dje takime në ministrinë jashtme të Francës për të biseduar me zyrtarët francez për vlerësimin pozitiv të reformave në vend nga Komisioni Evropian (KE) dhe propozimin që KE ua ka bërë vendeve të Bashkimit Evropian për të hapur bisedimet e anëtarësimit.

« ..unë jam optimist nga ajo që dëgjoj, nga valorizimet, nga vlerësimet që marrim nga vendet anëtare përfshi këtu nga Parisi se kjo storie (tregim) nuk mund të injorohet dhe Maqedonia e Veriut t’i fillon bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin evropian, » ka deklaruar Osmani pas takimeve me sekretaren shtetërore për çështje evropiane Amélie de Montchalin dhe Clëment Beaune i cili është këshilltar i kryetarit të Francës Emmanuel Macron.

Edhe po të ketë dritë të gjelbër nga të gjitha vendet anëtare të BE-së në qershor apo në korrik, ky vendim do të ishte për të hapur bisedimet në fund të vitit.

Mirëpo gjendja aktuale thotë se jo vetëm Franca, por edhe tash qeveria e Gjermanisë ende nuk e ka marrë lejen nga parlamenti gjerman për të votuar këtë muaj në takimet e BE-së në bruksel në favor të hapjes së bisedimeve më vonë këtë vit.

Gjatë debatit të djeshëm në parlamentin gjerman, disa deputetë sugjeruan se vendimi i vendeve të BE-së për bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka gjasa që të shtyhet për në shtator apo tetor të këtij viti.

Marketing