Osmani në Uashington, rezolutë e Senatit për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Senati amerikan pritet të miratojë në fillim të javës që vjen, një rezolutë përmes së cilës mbështeten aktivitetet e Maqedonisë dhe Greqisë në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Draft versionin e rezolutës ia dorëzoi zëvendëskryeministrit Osmani kryesuesi i Komitetit për Siguri të Brendshme dhe Çështje Qeveritare, senatori Ron Xhonson, me iniciativë të të cilit dhe mbështetje edhe të senatores, Xhein Shahin, është përpiluar kjo rezolutë. Në tekstin e rezolutës, mes tjerash, i propozohet Këshillit të BE-së që në qershor të këtij viti ta konfirmojë vendimin për fillimin e negociatave.

“Privilegj i vërtetë është partneriteti i Maqedonisë me ShBA-në, që e njëjta tani po vazhdon me një ritëm të përshpejtuar, për të cilën ShBA-ja mund të llogaris vendin tonë si një aleat i fuqishëm në promovimin e vlerave demokratike perëndimore të Ballkanit”, – theksoi Osmani.

Paraprakisht Osmani mori pjesë edhe në mëngjesin tradicional të lutjeve nën organizimin e presidentit amerikan, Donald Tramp, ndërkaq në agjendën e tij ishte edhe vizita në Kongresin amerikan ku ai mbajti takim edhe me kongresmenin, Stiv Stivers, i cili deri në janar të këtij viti kryente funksionin e kryetarit nacional të Komitetit Republikan në Kongresin e ShBA-ve.

Vizita kryesore ishte takimi me kryesuesin e ri të Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e ShBA-ve, Eliot Engel.

Marketing