Osmani negativ në testin e dytë për Kovid-19

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për Kovid-19, bërit të ditur vetë ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Marketing

“Testi i dytë i KOVID-19 është gjithashtu negativ, me çka edhe përfundon sot karantina ime dhe nga nesër do të kthehem në punë në funksion të plotë. Për 14 ditët e fundit të izolimit, duke përdorur të gjitha mjetet digjitale, kam mbajtur takime të rregullta me shtabin, me Qeverinë, me punonjësit e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe praktikisht të gjitha detyrimet dhe aktivitetet kanë rrjedhur pa probleme”, tha Osmani.

Negativ në testimin e tij rezultuan edhe pjesëtarët e tjerë të Qeverisë, të cilët bashkërisht kishin qenë në takim me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili ishte infektuar me virusi korona.

Marketing