Nesër, (29.01.2020, e mërkurë), delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajnë takim pune me përfaqësues të Entit Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kryesuar nga Revizori Kryesor Shtetëror, Maksim Acevski.

Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani në institucionet përgjegjëse për implementimin e zgjedhjeve, me qëllim – realizim të obligimeve për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.

Takimi do të mbahet në hapësirat e ESHR-së me fillim në ora 12:00, pas të cilit me fillim në ora 12:45, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Revizori Kryesor Shtetëror, Acevski do të kenë deklarata të përbashkëta për mediat.

Sëra e vizitave në institucione dhe organizata ndërkombëtare vazhdon edhe ditën e enjte, 30.01.2020, me vizitë në Misionin e OSBE-së në vend.