Osmani nga Dibra: Ftesës për anëtarësim në NATO plotësisht e drejtuam kah obligimet

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pas takimit me Kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata tha se “vazhdimi i takimit të liderëve në një formacion më të ngushtë është planifikuar të hënën dhe shpresoj që do të gjejmë zgjidhje për çështjet strategjike, që është në interes të të gjithë qytetarëve, sepse madje 75% e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO dhe BE”.

Ai theksoi se secili duhet të bëj koncesione të caktuara, nëse dëshirohet të arrihet konsensusi, ashtu siç e bën BDI-ja, e cila në fillim ishte kundër mbajtjes së referendumit.

“BDI-ja në mënyrë aktive do të participimin e shprehjes në referendumit dhe do të vazhdojmë deri në fund, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për vendin, që është qëndrim gati se i njëjtë me partitë tjera politike të kampit shqiptar në Maqedoni”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, si palë kryesore në procesin e skriningut me BE-në nga Dibra ka filluar me karvanin e evropianizimit të shtetit dhe shoqërisë.

“Kjo është aktiviteti i parë pas emërimit nga ana e Qeverisë për palë kryesore me BE-në dhe ai karavani i evropianizimit të shtetit dhe shoqërisë e filloj pikërisht në Dibër. Këtu pash se ka kapacitet, kapacitet ka edhe në Qeveri dhe jemi të gatshëm. Energjia që erdhi nga marrja e ftesës për anëtarësim në NATO plotësisht e drejtuam kah obligimet. Konsideroj se nuk do të vendos asnjë indiferent dhe do të jemi pjesë e asaj dëshirës konsensuale të qytetarëve të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s”, tha Osamni.

Ai e vizitoi Dibrën bashkë me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku, si dhe disa zëvendës tjerë të Maqedonisë.

Në takim me kryetarin Lata kanë biseduar për projektet e realizuara, ata që janë gjatë realizimit, si dhe mundësinë për të sjell vende të reja të punës, shëndetësi më të mirë, arsim dhe kushte më të mira për qytetarët.