Osmani: Nuk do të ndalemi të besojmë në mrekulli

Trajneri i Shkëndisë, Qatip Osmani pas disfatës (0-3) nga Salcburgu i Austrisë në ndeshjen e parë të xhiros së tretë kualifikuese në Ligën e kampionëve ka ndarë pakënaqësinë e tij, por ka shtuar se nuk do të ndalet të besojnë në mrekulli dhe renditje në raundin tjetër.

Marketing

“Është fakt se ne nuk e nisëm duelin siç planifikuam. E konsoliduam lojën dhe krijuam disa raste që për fat të keq nuk i shfrytëzuam. Ky është rezultat i keq, nuk ka dilema, por ne maksimalisht do të përgatitemi për ndeshjen kthyese në Shkup. Nuk do të ndalojmë të besojmë në mrekulli, edhe pse rezultati aspak nuk është në favorin tonë”, ka thënë Osmani pas ndeshjes.

Ndeshja kthyese do të luhet në “Filipi i Dytë” në 14 gusht më fillim në ora 20:15.