Osmani: Nuk guxojmë të lëjojmë harmonizimi në BE ta rrezikojë momentumin reformues në vend

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mori pjesë në forumin Maqedono-Gjerman me temë: Partneriteti strategjik apo zgjërim i ri?” nën organizimin e Fondacionit Konrad Adenauer.
“Si Qeveri dhe administratë kemi kapacitet të përshtatshëm dhe përvojë të akumuluar shumëvjeçare që në periudhën e ardhshme të fokusohemi në analizë të hollësishme të akteve që na u prezantuan gjatë kohës së mbledhjeve shpjeguese. Analizat e nivelit të harmonizimit të legjislaturës nacionale me legjislaturën e BE-së dhe planet për harmonizim të mëtutjeshëm” theksoi Osmani, duke shtuar se vendi mbetet i përgatitur në përgjithësi për skriningun bilateral, pavarësisht nëse e njëjta do të zbatohet sipas metodologjisë së deritanishme, apo sipas metodologjisë së re të paralajmëruar, për të cilën presim se do të harmonizohet mes vendeve- anëtare sa më shpejt që është e mundur.
“Për ne është i domosdoshëm Bashkimi Evropian ta harmonizoj qëndrimin e saj rreth negociatave sa më shpejt që është e mundur, që të mos rrezikohet momentumi reformues i harmonizimit me rregullat dhe standardet evropiane, që paraqet forcë shtytëse më të fuqishëm për progresin e vendit”, potencoi Osmani.
Zëvendëskryeministri njoftoi se, si deri më tani, në procesin e integrimeve mbeten të përfshira gjitha faktorët relevant, në veçanti Kuvendi dhe dy trupat kyçe, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Euro- integrime, si dhe forumi për debat me publikun e gjerë për të gjitha çështjet lidhur me procesin e integrimit evropian.

Marketing
Marketing